web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra alarmante/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në 24 orë

9 Korrik 2020, 08:36, Sociale CNA

Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëvre të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja nga 401 testime të kryera.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 ? Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike)       31,093

Raste pozitive                    3188

Raste të shëruara            1832

Raste Aktive                       1273

Humbje jete                      83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   509

Durrës                  215

Shkodër                173

Vlorë                     116

Lezhë                    64

Fier                        41

Elbasan                 33

Korçë                    32

Kukës                    32

Berat                     24

Gjirokastër          17

Dibër                     17





Lajmet e fundit nga