Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët
Ditën e sotme dhe nesër, vendi ynë do të ndikohet nga kushte...
Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar të raportit botërore të drogave 2020, një publikimin i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogave (UNODC-United Nations Office on Drugs and Crime). Shqipëria ka zbritur në vend të tretë, nga i pari që ishte dy vjet më parë, pasi të dhënat e përditësuara kanë ngjitur në krye të përdoruesve Britaninë e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave të publikuara në hartë, që për Shqipërinë i referohen ende vitit 2014, prevalenca e përdorimit të kokainës për moshat 15-64 vjeç, që mat përqindjen e personave që e kanë konsumuar të paktën një herë atë, është 2.5%.
Britania e Madhe, me të dhënat e përditësuara për 2018-n, ka një prevalencë prej 2.92%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë këtë tregues në 2.6%.
Për kanabisin, Shqipëria ndonëse është nga prodhuesit kryesorë, është një përdorues mesatare, me një prevalencë prej 5.4% (sërish të dhënat e 2014-s). Konsumi më i lartë në rajon është në Maqedoni (6.6%), ndërsa në Europë rekordin e mbajnë Franca, Italia, Spanja (10-11%). Në botë, rekord për përdorim të kanabisit mban Izraeli (prevalencë 27%), e ndjekur nga SHBA-të (19.4%).
Për përdorimin e drogave të tjera, si amfitamina, ekstazi, vendi ynë ka një konsum minimal, ndërsa rekordin në botë e mban Holanda.
Një produkt, ku Shqipëria renditet si përdorues relativisht i lartë është ai i qetësuesve dhe sedativëve, me një prevalencë prej 8.5%. Në fakt, e gjithë Europa Qendrore dhe Lindore ka një konsum të lartë të qetësuesve, ku rekordin e mbajnë Çekia (19.5%) dhe Kroacia (17.4%). Në SHBA, prevalenca e përdorimit të qetësuesve është 2.9%.
Raporti thotë se përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milionë përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milion përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.
Kanabisi është substanca më e përdorur. Rreth 192 milionë njerëz përdorën kanabis në 2018, duke e bërë drogën më të konsumuar në mbarë botën.
I njëjti raport specifikonte se Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010?2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Europën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Europën Perëndimore përmenden Holanda, Italia, Mbretëria e Bashkuar (plus Irlanda e Veriut), Spanja dhe Belgjika.
Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, sipas një grafiku të publikuar në raport, që rendit ?Shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare, 2014-2018?. Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që UNODC ka bërë me 68 vende./ Monitor
Ditën e sotme dhe nesër, vendi ynë do të ndikohet nga kushte...
Mjekja psikiatre Arjana Rreli, ka qenë e ftuar sonte në emis...
Akademiku Artan Fuga në një lidhje me News 24, ku ka folur p...
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë një mesazh të rëndësis...
Rritet numri i viktimave si pasojë e Covid në vendin tonë.Si...
Ditën e sotme do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat ...
Një qytetare ka denoncuar refuzimin e realizimit të tamponit...
“Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpozicion të Insituti...
Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në Elbasan, du...
Gjykata e Apelit në Durrës, pezualluar aktivitetin e saj për...
Ish deputeti i PD, Luan Bacci ka publikuar video nga protest...
Vijon të mbetet shqetësues numri i rasteve të reja me Covid ...
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës duke tentuar ringjalljen në b...
Duke filluar nga dita e sotme nis përmirësimi i kushteve atm...
Artan Koni, mjek urolog ka shkruar një koment therës dhe me ...
Kjo javë nis me kushte jo të qëndrueshme meteorologjike.Për ...
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Kom...
Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i personave të sht...
Kreu i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ylli Doçi, ka de...
Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjet e shteta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...