web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njoftim i rëndësishëm/ Si dhe në cilat shtete mund mund të lëvizin shqiptarët

6 Korrik 2020, 12:13, Sociale CNA

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Sipas njoftimit të policisë, situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

? me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

? me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ?shtë nj? grup mbi 10 vet?, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

? me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lire.

? me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

? me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ?shtë i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi./CNA.al





Lajmet e fundit nga