web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Pas katër muajsh ndërprerje/ Rikthehet transporti publik në Tiranë

6 Korrik 2020, 06:49, Sociale CNA

Pas katër muajsh ndërprerje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, këtë të hënë ka rinisur transporti publik urban në Tiranë.

Pas më shumë se dy javë protestash, bashkia e Tiranës arriti dakortësinë me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

Pavarësisht rinisjes së aktivitetit, puna do të vijojë duke zbatuar protokollin e sigurisë sipas dakordësisë së arritur mes Bashkisë dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik Urban.

Nga ana e qytetarëve lejohet të përdorin autobusin vetëm nëse përdorin maskë, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.

Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit.

Mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga