E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Nënçmimi sistematik i euros në tre vitet e fundit e ka ndihmuar qeverinë të administrojë kostot e borxhit të jashtëm. Një rikthim në vlerat e 130 të euros do të ishte një ?katastrofë? për shërbimin e borxhit dhe këtë e ka treguar java e fundit e muajit mars kur vlera e euros rriti në 130 lekë.
Në fund të muajit mars 2020, borxhi publik u vlerësua në nivelin 1,162.4 miliard Lekë ose 66.7% e PBB. Në terma nominal, stoku i borxhit publik është rritur më rreth 49.8 miliard Lekë krahasuar me fundin e vitit 2019, nga të cilat 11.1 miliard Lekë i korrespondojnë rritjes së borxhit të brendshëm dhe 38.6 miliard Lekë (300 mln euro) borxhit të jashtëm.
Ministria e financave shpjegoi se rritja e stokut të borxhit të jashtëm me 49,8 miliardë lekë i atribuohet kryesisht nënçmimit të monedhës vendase ndaj monedhave të tjera që kompozojnë portofolin e borxhit të jashtëm.
Me përhapjen e pandemisë COVID-19 edhe në vendin tonë, tregu i këmbimit valutor pësoi luhatje të ndjeshme, si rrjedhojë, krahasuar me fundin e vitit 2019, monedha vendase u zhvlerësua me rreth 7.3% kundrejt monedhës Euro. Mirëpo me rikthimin e euros në nivelin e para pandemisë rreth 124 lekë, efekti negativ në borxhin e jashtëm që dha këmbimi shuhet.
Borxhi i jashtëm zë 47.6% të totalit të borxhit, ku gjysma e peshës mbahet në instrumente të tregtueshme (bono thesari, obligacione, eurobond), ndjekur nga huatë e huaja me destinacion financimin e projekteve dhe huatë në formën e mbështetjes buxhetore.
Gjatë periudhës janar-mars të vitit 2020, huamarrja e huaj u realizua në nivelin 3.4 miliard Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, huamarrja e huaj është reduktuar me rreth 1.0 miliard Lekë. Pothuajse gjysma e huamarrjes së huaj bruto është realizuar në drejtim të sektorit të transportit ndjekur nga sektori i energjisë dhe ai i ujësjellës kanalizimeve.
Ministria e Financave përllogariti se nëse monedha vendase humb pozicionin e këmbimit me euron që ka fituar dy vitet e fundit, atëherë borxhi do të rritej mbi 3 pikë për qind.
Më konkretisht, një nënçmim i monedhës vendase me 15% ndaj të gjitha monedhave që përbëjnë portofolin e borxhit të jashtëm, duke filluar nga viti 2019, do e rriste nivelin e borxhit në raport me PBB deri në 4.3 pp dhe në të njëjtën kohë kostot e borxhit deri në 2 miliard lekë.
Nëse euro do të rikuperonte të gjithë vlerën e humbur ndaj lekut në vitin e fundit, borxhi publik nga 59.8 për qind që ishte parashikuar të arrinte në fund të vitit 2021 do të ishte 62.3 % të PBB. Kjo analizë e Ministrisë së Financave tregon se ulja e borxhit me 1.5 pikë përqindje nga 2017-më 2018 më shumë është për efekt të vlerësimit të monedhës kombëtare se sa politikave të konsolidimit fiskal të qeverisë./ Monitor
Kriza e koronavirusit do ta zhysë Evropën në një recesion më...
Banka e Shqipërisë vlerëson se goditjet nga pandemia Covid-1...
Kush do të deklarojë paratë, jo vetëm do t’i legalizojë, por...
Nga Tim HarfordBulmetorja në lagjen time, pasi u ri-përshtat...
Ekonomia shqiptare pritet të humbë rreth 1.8 miliardë euro n...
Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomik...
Kontrata koncesionare për shfrytëzimin e Portit të Limionit ...
Qeveria shqiptare miratoi dy akte normative me fuqinë e ligj...
Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin...
Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidh...
Efektet që Covid-19 ka dhënë mbi ekonominë vendase e kanë de...
Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidh...
Gjatë COVID-19, fitimi bëhet dytësor dhe drejtuesit e biznes...
Në një analizë të posaçme për “Monitor”, Banka e Shqipërisë ...
Pavarësisht, se Banka e Shqipërisë i forcoi rregulloret e li...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë prezanti...
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar një viz...
Tremujori i parë i vitit i 2020 ka sinjalizuar rënien më të ...
Në kohë të pasigurta, individët dhe bizneset tentojnë të kur...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...