web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama e ka interesin me Luli Bashën"/ Patozi: Dilemën për zgjedhjet do ta ndajë më 30 korrik

8 Korrik 2020, 13:59, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur sot lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa ka theksuar se kryeministri Edi Rama është në dileme të madhe.

Sipas tij, Rama nuk e ka ndarë ende mendjen se çfarë duhet të bëjë se dhe cilën tendencë duhet të ndjekë.

?Edi Rama nuk e ka ndarë ende mendjen se ç? duhet të bëj, të ndjeke tendencën e publikut apo të ruajë dakordësinë me Lulzim Bashën dhe duke pasur edhë një lloj kimizmi me njëri tjetrin, pasi kanë bërë marrrëveshje të tjera me parë?, u shpreh Patozi në ?Top Talk?.

Sipas tij, në 30 korrik do të merret vesh se cili është qendrimi i kryeministrit.

?Edi Rama është në dileme, në 30 korrik do marrim vesh se cili është qendrimi i Edi Ramës. Do doja që Rama të përqafonte tendencën e publikut, interesin privat e ka duke ruajtur kimizmin me Bashën?, tha Patozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga