LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Projekti Milot-Fier/ 5 ditë pas shfaqjes tenderi nuk ekziston, 4 pyetje për Ballukun dhe Ramën"

6 Korrik 2020, 10:48, Politikë CNA
“Projekti Milot-Fier/ 5 ditë pas shfaqjes tenderi nuk ekziston, 4

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë.

Sipas tij për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk dihet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.
Alibeaj thekson se as ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive.

?Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe.

? Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t?u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta.
Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar?, tha Alibeaj./CNA.al

Rruga Milot-Fier një aferë korruptive me fitues të paravendosur

Lajmet e fundit nga