Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Skënderbeu do të kërkojë të ngjitet sërish në vendin e tretë në klasifikim. Për ta bërë këtë duket se hapi i parë është një fitore ndaj Teutës.
Një gjë të tillë e di mjaft mirë edhe trajneri i Skënderbeut Ilir Daja, i cili në një intervistë për gazetën ?Panorama Sport? tregon ecurinë e kësaj jave për ekipin e vet dhe faktin se një pikë në këtë transfertë do të ishte pozitive nëse shoqërohej me lojë të mirë, por edhe rezultate të tjera bashkëshoqëruese.
Në fund një koment për fjalët e Takajt sa i përket të ardhmes.
Si ka qenë kjo javë për ekipin dhe sa ka ndikuar fakti që vini pas eliminimit nga Kupa dhe humbja me Tiranën?
Nëse shkojmë tek eliminimi i Skënderbeut nga Kupa, kthehemi në kohë shumë larg. Ne e kemi mbyllur atë kompeticion tashmë dhe nuk ka pse të rikthehemi të kujtojmë eliminimin. Ndërsa humbja ndaj Tiranës, për nga mënyra se si erdhi, normalisht që na vjen keq. Të them të drejtën, jemi munduar ta analizojmë disa herë këtë takim dhe kemi parë se ku kemi gabuar në atë ndeshje. Por gjithsesi janë takime që të bëhen mësime për vijimësinë.
Disa lojtarë kanë qenë me probleme, mund të na konfirmoni se cilat do të jenë mungesat në Durrës?
Kemi pasur probleme dëmtimesh prej javësh dhe mund të them se ndaj Tiranës, pra një ndeshje më parë, ishim me çerekun e formacionit jashtë. Tashmë e dimë që do të kemi mungesa afatgjata, por pjesa tjetër e ekipit është bashkuar me grupin dhe mund të them se jemi të plotë deri diku.
Pas ndeshjes së Kupës kemi parë një Bregu të përlotur, mos ndoshta mungesa ndaj Tiranës ka ardhur prej gjendjes jo të mirë psikologjike të lojtarit apo ka diçka tjetër?
Normalisht një lojtar si Bregu është tepër i rëndësishëm për një ekip, kudo që ai të luajë. Mund të them se mërzitja nga eliminimi ka qenë legjitime, pasi nuk e meritonim. Dhamë gjithçka dhe lojtarët dhanë shumë. Por nuk ka pasur asgjë tjetër përveç një dëmtimi në muskulin e shpejtësisë që nuk e linte të ishte në maksimumin e tij. Kjo e penalizoi lojtarin për të qenë në fushë në ndeshjen ndaj Tiranës. Tashmë duket se e ka kaluar këtë problem dhe do të jetë normalisht në fushë ndaj Teutës.
Sa shanse ka Skënderbeu të dalë me tri pikë?
Ne kemi shanset tona, pasi kudo ku kemi luajtur, nuk kemi hyrë për të kaluar një ndeshje tjetër, por kemi pasur gjithmonë objektivin maksimal. Këtë do të bëjmë edhe këtë javë ndaj Teutës. Do të hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën.
Një barazim në Durrës vlen për ju?
Barazimi, sikundër e kam thënë edhe më herët, do të ishte një rezultat i kënaqshëm nëse do të vinte përmes një loje të mirë. Do të ishte një rezultat i mirë nëse nuk na i vështirësonte gjërat edhe në renditje. Jemi katër ekipe që luajnë për këto vende dhe normalisht që duhet të mendojmë të marrim sa më shumë pikë deri në fund.
Presidenti Takaj ka thënë se nuk ka burrë nëne që e merr Dajën po doli vendimi pozitiv. Keni një koment për këtë?
E falënderoj presidentin Takaj për vlerësimin që ka treguar jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin. Sigurisht që unë këtu te Skënderbeu ndihem mirë dhe kam pranuar të punoj me kënaqësinë më të madhe. Të gjithë këtu shpresojmë dhe presim që drejtësia të vihet në vend dhe të shpallet ekipi i pafajshëm duke rrëzuar atë dënim për këtë ekip dhe qytet të mrekullueshëm. Kjo do të ishte një rinisje e një cikli të dytë të suksesshëm për korçarët.
Një situatë e ndezur është në Superiore edhe ajo sa i përket...
Edi Reja ka qenë i ftuari special në radion napolitane “Kiss...
Interit i shtohet një tjetër problem pas humbjes së djeshme ...
Valter Përndreca, lojtari i Adës, është arrestuar nga polici...
Lacio pësoi një goditje të fortë në ndeshjen e fundit të kam...
E rrallë ajo që ka ndodhur në Rusi. Një futbollist, Ivan Zab...
Mbrëmja e djeshme ka qenë e mallkuar për futbollistin e Fior...
Antoine Griezmann shënoi një gol shumë të bukur në ndeshjen ...
Gentian Selmani ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë në ...
Për bardhekuqtë, që para pak ditësh ishin me gjysmë formacio...
Ditën e sotme, luhen edhe tre ndeshjet e mbetura të Kategori...
Tirana e Emanuel Eg bosë është gati për t’u shpallur kampion...
Vasil Shkurtaj merr një lajm të mirë nga mjekët pas dëmtimit...
I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderato...
Është mbyllur takimi mes Southampton e Manchester Cityt, me ...
Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është ndëshkuar me 2 kar...
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, u shfaq tepër i zhgënjyer p...
Apolonia ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Su...
Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mp...
Laçi triumfoi mes vështirësive ndaj Flamurtarit, duke rrezik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...