web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infektimi me Covid i anëtares së UFSH/ Diana Toma: Kemi kërkuar tamponin, s’na është bërë

5 Korrik 2020, 18:15, Lifestyle CNA

Pak më herët Urdhëri i Farmacistëve bëri me dije se një anëtari i stafit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, duke bërë që ky institucion të mbyllë zyrat.

Detjaje më shumë, lidhur me këtë rast ka treguar she vetë kryetarja e UFSH, Diana Toma, e cila në një intervistë për ABC news, deklaroi se rasti është zbuluar të enjten.

Ndër të tjera, Toma thotë se që prej të premtes kanë kërkuar t?u bëjnë tamponin anëtarëve të tjerë të stafit, por deri më tani nuk ka ndodhur.

?E kemi mësuar të enjten, të premten kemi mbyllur çdo lloj veprimi me farmacistët. U lidhëm me drejtoreshën e DSHP, e cila për hir të së vërtetës u tregua e gatshme pastaj nuk patëm më kontakte. Kuptojmë që situata është e ngarkuar e personelit mjekëosr. Derisa të mundësohet bërja e tamponit të tërë jemi të vetëkarantinuar.

Realisht këtu do të kërkonim një parje ndryshe. Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar. Deri tani jo.

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme , pa temperaturë?, u shpreh ajo./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga