web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD nuk është e hapur për fashistët apo komunistët”/ Basha: Kam nisur një proces që e premtova në 2017-ën

3 Korrik 2020, 19:54, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, foli mbrëmjen e sotme për hapjen e Partisë Demokratike.

Basha tha se PD nuk ka qenë asnjëherë e mbyllur, ndërsa theksoi se hapje ai nuk quan të anëtarësohesh në një parti për t?u bërë deputet.

Kreu i opozitës deklaroi s PD nuk është e hapur për komunistët apo fashistët, ndërsa theksoi se e reja gjatë javëve të fundit është se ai do të mbajë një premtim të dhënë në 2017-ën.

?PD është e hapur dhe nuk ka qenë kurrë e mbyllur. Kjo nuk do të thotë që hapja është të vish të bëhesh deputet. PD e kanë mbështetur qindra mijëra qytetarë që e kanë mbështetur dhe nuk kanë marrë asgjë. Hapja do të thotë që të jetë një parti, e cila nuk vepron si një garnizon, por është e gatshme dhe e aftë të përthithë të gjithë mendimin e spektrit të saj. PD është parti konsevartore e sektrit të djathtë që beson disa vlera të tilla si shtet i vogël, ekonomi e lirë, etj.

Nuk është parti e hapur për fashistët apo komunistët. Por është e hapur për këdo që ndan plotësisht apo pjesërisht këto vlera dhe këtë program. Hapja është një proces i vazhdueshëm. E reja është që ne kemi nisur një proces që unë e premtova herën e parë dhe të fundit kur unë hartova listën e kandidatëve për deputetë në maj të 2017-ës, që aanëtarësia do ketë një rol domethënës?, u shpreh ai në emisionin ?Zonë e Lirë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga