web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga futbollistët e afruar te largimet/ Fytyra e Bayernit për sezonin e ardhshëm e paqartë, ja pikëpyetjet që mundojnë tifozët bavarezë

3 Korrik 2020, 10:38, Sport CNA

Ka disa pikëpyetje sesi do duket ekipi sezonin e ardhshëm, teksa Bayerni vazhdon të ndjekë strategjinë e ndërtimit të skuadrës mes talenteve, lojtarëve të konfirmuar dhe atyre me eksperiencë. Edhe pse ekipi momentalisht ka një strukturë të shëndetshme, skuadra ka pak lojtarë dhe këtë verë priten disa largime. Gazetari i TZ Manuel Bonke shton se drejtuesit po punojnë për blerje të tjera si një mbrojtës të djathtë apo një mesfushor.

Deri tani janë konfirmuar 4 afrime. Rikthimi i talentit Adrian Fein nga huazimi, portieri Alexander Nübel, mbrojtësi Tanguy Kouassi dhe Leroy Sane. Megjithatë për lojtarët aktualë ka shumë paqartësi.

– Në kategorinë “të larguar” janë të huazuarit Perisic, Coutinho dhe Odriozola.

– Në kategorinë “duam të qëndrojnë” janë Alaba dhe Thiago. Me të parin ka negociata të vazhdueshme dhe nuk dihet përfundimi. Për të dytin Bild raporton se në maj negociatat për rinovim ishin të mira dhe palët ranë dakord, por më pas Thiago kërkoi kohë të vendoste dhe nuk ka dhënë akoma përgjigje. Mediat spekulojnë që spanjolli po mendon largimin në një aventurë të re, por akoma nuk ka gjë të sigurt. Pyetja tjetër është se çfarë do bëjë Bayerni nëse lojtarët refuzojnë rinovimin? Do i mbajë dhe një vit e do i lërë të ikin falas apo do shiten këtë verë?


– Në kategorinë “jo rinovim” janë veteranët Boateng e Martinez si dhe Corentin Tolisso. Dy të parët Bayerni do ishte gati ti shiste, por nuk ka problem nëse ata vendosin të rrinë dhe një vit. Per Tolisso spekulohet që Bayerni do ta shesë dhe francezi gjithashtu mendon për një hap të ri larg Mynihut ku dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

Afrimet dhe largimet janë të lidhura bashkë, prandaj dhe fytyra e Bayernit të sezonit të ardhshëm është akoma e paqartë.





Lajmet e fundit nga