web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbështes njohjen reciproke”/ Basha pas takimit me Hotin: Kosova shembull për masat ndaj Covid-19

3 Korrik 2020, 14:32, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, mbajti një takim sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Basha tregoi më tepër detaje nga takimi. Kreu i opozitës tha se diskutuan për çështjen e integrimit të Kosovës, për dialogun me Serbinë, taksën ndaj mallrave dhe një sërë çështjesh të tjera.

Basha e cilësoi si shembull qeverinë e Kosovës për masat e marra ndaj Covid-19, ndërsa theksoi me bindje se Kosova do të dijë t?ia dalë mbanë me gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara në të gjitha aspektet.

?Me Hotin diskutuam për një numër çështjesh. Së pari, për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, ku kam përshëndetur Hotin për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve. Gjithë partitë në Kosovë të jenë për dialogun me Serbinë. PD mbështet objektivat nga autoritetet e Kosovës, njohjen reciproke, dhe aspektet e tjera.

Hoti vjen me kredenciale dhe background, me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë. Diskutuam për pasojat ekonomike të COVID-19. Kosova përbën shembull se si qeveria dhe Hoti po përgatiten për të lehtësuar pasojat, për t?u fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

Dua po kështu të shpreh besimin tim, bindjen time, se nën drejtimin e kryeministrit Hoti, Kosova do të dijë t?ia dalë mbanë, gjithë përvojën, mençurinë, dhe kurajon për të ecur përpara. Pavarësisht situatës politike, drejt synimit për një shtet të fortë, demokratik, sovran, i pavarur, anëtar i NATO-s dhe i BE-së.

Së fundmi, në këtë 30- vjetor të deklaratës kushtetuese, për mua personalisht, si bashkëmoshatar i Hotit, është kënaqësi që Kosova është e pavarur, dhe ka në drejtim politikanë të zotë, që janë rritur dhe mbrojtur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësë. Janë pajisur me dijet, formimin, moralin, dhe mendësinë. Nga zemra Hotit i uroj suksese në detyrën e tij?, nënvizoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga