web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do krijojë parti të re apo do kandidojë me Nismën Thurje?/ Hajdari: Do jem në listë dhe në zgjedhje

30 Qershor 2020, 15:59, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sërish për kandidimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe është pyetur nëse do të krijojë një parti të re.

Hajdari nuk dha një përgjigje të saktë për këtë, por theksoi se do të jetë edhe në listë edhe në zgjedhje. Deputetja deklaroi se sot shqiptarët kanë nevojë për forca të reja politike.

?Do të jem në listë dhe në zgjedhje, luftarake sikurse jam gjithmonë. Uroj që të kem mjaftueshëm vota që të rizgjidhem në Kuvend. Mesa shikoj unë sot nevoja është që të kemi forca të reja politike. Si do të marri kjo udhë, sepse kjo nuk është iniciativë e lehtë. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe t?u ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve?, u shpreh ajo në Rtv Ora.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë janë ngritur aludimet se Hajdari mund të kandidojë si përfaqësuese e Nismës Thurje, pasi tha se një lëvizje do të ishte më e duhura për të mbushur vakumin e krijuar nga forcat politike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga