web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik në klubin Europian, 25 lojtarë më Koronavirus tek skuadra ku aktivizohet ish-futbollisti i Kukësit

29 Qershor 2020, 16:25, Sport CNA

Klubi i Kaisar në Kazakistan është tronditur së fundmi, teksa pas testeve të kryera 25 lojtarë kanë rezultuar me Koronavirus. Lojtarët janë 10 nga ekipi i parë dhe të tjerët nga ekipi i dytë. Kjo vjen vetëm 2 ditë para rifillimit të kampionatit në Kazakistan, i cili është planifikuar për ditën e mërkurë.

Kaisari ishte planifikuar të luante me Tarazin ditën e mërkurë, por për shkak të rasteve të reja të konfirmuar me Koronavirus ndeshja është shtyrë, pasi nuk bëhej fjalë për 1 apo 2 lojtarë, por për plot 25 lojtarë.

Kujtojmë se në këtë klub aktivizohet edhe Artur Rexhinaldo, i cili në sezonin e kaluar shkëlqeu në Superiore, por nuk dihet nëse sulmuesi nga Mozambiku është një nga të infektuarit.





Lajmet e fundit nga