web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen"/ Thaçi shkon në Hagë si President

29 Qershor 2020, 18:17, Kosova & Bota CNA

Presidenti Hashim Thaçi deklaron i bindur se nuk do të gjendet asnjë provë kundër tij. “Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë”

Presidenti Hashim Thaçi, ka dalë me deklaratë për aktakuzën e Gjykatës së Hagës për krime lufte. Ai ka shprehur rezervat e tij për qendrimin që mbajnë ndërkombëtarët me Serbinë dhe Kosovën. Thaçi është shprehur i hapur për gjykimin dhe i sigurt për pafajësinë e tij dhe ish-luftëtarit të UÇK.

?Zemra ime është e lënduar. Gjaku im është i nxehtë, por i pastër. Ndihem sot i çliruar prej brengës dhe ballafaqimeve politike. Duhet të zbardhet çdo akuzë dhe çdo pretendim. Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë?, thotë Presidenti.

Mw tej Thaçi deklaron se do të kryente të njëjtat veprime nëse në pushtet në Serbi do të ishte Millosheviçi.

?Për Gjykatën që do përballem kam dhënë  mbështetjen dhe votën time. Po të ishte koha e Millosheviçit do të bëja të njëjtën gjë, por çështja duhet t?i lihet në dorë OKB. Do të isha i lumtur që bashkësia ndërkombëtare të aplikonte të njëjtat standarde me Kosovën dhe Serbinë. Është fakt dallimi mes dy vendeve. Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen”?, është shprehur Thaçi. /CNA.al/





Lajmet e fundit nga