web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erzen Breçani akuza portalit të financuar nga Meta/ “Nuk janë keq për klikime, do përballemi në gjykatë”

28 Qershor 2020, 12:31, Politikë CNA

Në media është publikuar një ditë më parë një video, ku shihej që ishin ndaluar në Tropojë një grup të rinjsh nga Kosova për t?ju larguar dhunës serbe.

Media raportonte se ngjarja kishte ndodhur në vitin 1998 dhe personi që i kishte vënë në pranga thuhet se ka qenë ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Vetë Breçani ka reaguar lidhur me këtë ngjarje dhe mohon që të ketë qenë ai punonjësi i FNSH-së që ka arrestuar shqiptarët e Kosovës.

?Është e verifikueshme shumë qartë që nuk jam unë personi që e servirin. Në atë periudhë kam shërbyer tek Forcat Speciale RENEA dhe dallohet qartë uniforma e çdo gjë tjetër, kosovarët në atë periudhë kanë pasur maksimalisht ndihmesën time personale.

Realisht kemi kryer shumë shërbime në ato ditë e periudhë të vështirë publikoni nëse keni në arkivë se çfarë vërtetë kemi kryer ne si RENEA se do të vlerësoni repartin tonë dhe vlerat e atyre që shërbyen në 97-98 e në vazhdim. Nuk besoj që janë keq për klikime këto portale disinformimi përballet në gjykatë?, shkruan ai në rrjetet sociale, teksa thekson se do të ngrejë një padi ndaj këtij portali.

Ndërkohë, kujtojmë se më parë është raportuar se kjo media financohet nga njerëz pranë presidentit Ilir Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga