web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siguria shëndetësore gjatë pandemisë/ Specialisti i shëndetit publik tregon ku renditet Shqipëria

25 Qershor 2020, 07:11, Lifestyle CNA

Indrit Seferi, specialist  i Shëndetit Publik ka prezantuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit studimin për sigurinë shëndetësore përgjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se ky studim e rendit Shqipërinë në vendin e 88 në rang global dhe në kategorinë e 3, sa i takon vendeve të rajonit Ballkanit.

Seferi u shpreh se ndër vendet e rajonit Shqipëria ka lënë pas vetëm Maqedoninë e cila renditet në rang global në vendin 103, ndërsa në Ballkan është grupuar në kategorinë e katërt.

Indrit Seferi veçoi renditjen e Shqipërisë sa i takon efiçencës së karantinës, ku kryeson Zelanda e Re.

?Shqipëria është vendosur në kategorinë e tretë në analizën me 60 parametra. Vlerësimi i sigurisë rreth Covidit e rendit Shqipërinë në vendin e 88. Kam marrë rajonin për të parë krahasimin se ku ndodhur Shqipëria për të bërë një krahasim ku jemi në raport me Ballkanin.

Në vendin e parë është Sllovenia, pastaj Kroacia Greqia, Turqia, Në kategorinë e tretë është Mali i Zi, Shqipëria është e parafundit. Në të gjithë Ballkanin është në kategorinë e tretë. Jemi në vend të parafundit në rajonin tonë. Kosova nuk është e përfshirë. Maqedonia është vendin e 103.

Indikatori i parë kryesor me efiçencën e karantinës është Zelanda e Re. Kjo është matur me shkallën e karantinës, kohëzgjatjen, ngrirja e zinxhirit ekonomik dhe mbështetja për qytetarët.

Shqipëria ndodhet e 7 në Ballkan këtë indikator, pra sa i përket karantinës. Këtu kemi dalë pak më mirë. Ky është një studim dhe nuk ka lidhje me elementin e politikbërjes?, tha Seferi.





Lajmet e fundit nga