web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mjekët e QSUT-së kanë tangërllëk”/ Nuk përmbahet Silva Bino

24 Qershor 2020, 20:45, Lifestyle CNA

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka hedhur akuza ndaj mjekëve në QSUT, spital i cili u kthye në vatër Covidi rreth dy javë më parë, madje duke u kthyer edhe në transmetues tek pacientët.

Bino tha se një pjesë e stafit të QSUT kanë tangërllëk dhe nuk pranojnë të vënë as maskat.

?Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin  e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi patur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpërthim epidemik. Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sëmuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infeksionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen?, tha Bino./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga