web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama tregon historinë/ “Politikani serb kishte frikë mos e shihte njeri që i dha dorën ‘kriminelit’ Thaçi”

25 Qershor 2020, 21:30, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori ku ka qenë dëshmitar okular mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për situatën politike në Kosovë.

Rama tha se në një rast kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte takuar me një politik serb, ky i fundit ishte frikësuar se mos e shihte dikush duke i dhënë dorën Thaçit.

?Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hyj unë me Hashim Thaçin dhe gjendem përballë. Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi Thaçi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment. Më kujtohet terrori se mos dikush e kishte fotografuar duke i dhënë dorën ?kriminelit? Hashim Thaçi?, rrëfeu kreu i qeverisë, ndërsa theksoi se politikani serb ishte llahtarisur.

?Këtë nuk e them se e pashë në sytë e tij, por e dëgjova në bisedën e tij. Ishte i terrorizuar. Unë i thashë ?A je në vete, çfarë është kjo??. Ai më tha ?nuk i njeh serbët?. Ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ?kriminelit? do t?i shkatërrohej reputacioni. Ata kanë arritur në një fazë në skenën e tyre politike ku kanë një njeri që është shumë autoritar?, nënvizoi Rama pa treguar emrin e politikanit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga