web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Muka ngre alarmin/ Covid-19 jashtë kontrollit, vendi rrezikon skenarin italian

23 Qershor 2020, 17:24, Lifestyle CNA

Epidemiologu Taulant Muka ka reaguar sërish lidhur me situatën e Covid-19 në vend.

Muka shprehet se situata epidemiologjike është alarmante dhe vendi ynë, pa marrë masa të menjëhershme rrezikon skenarin italian, por tek ne situta mund të jetë edhe më e rëndë pasi nuk kemi kapacitet spitalore.

Muka shton se ka një neglizhencë të frikshme nga politika në aspektin e ekspertizës, pavarësisht se ai shprehet se është ofruar disa herë.

?Pa kontrolluar situaten epidemiologjike ne vend izolimi i vendit do vazhdoj te jete afatgjate. Vetem shtetasit me rezidence ne BE do lejohen te udhetojne per dhe jashte vendit. Kjo pasi vendi yne nuk e ka Covid nen kontroll.

Situata epidemiologjike, siç jam shprehur edhe me pare, eshte alarmante dhe vendi yne sot pa marre masa te menjehershme mitiguese dhe ne investime strategjike rrezikon skenarin italian; por tek ne situata mund te jete edhe me e rende pasi nuk kemi kushtet/kapacitetet spitalore te vendit fqinj.

Personalisht i kam shfrytezuar te gjitha kanalet formale dhe informale drejtuar qeverise, kryetarit te opozites dhe presidentit, por ka nje nivel neglizhence te frikshme. Politika jone neglizhon ekspertizen edhe kur i vjen falas, dhe duket e gjitha te jete e interesuar te ndodhe skenari fatzi ne Shqiperi. Pse? Nuk mund ta di!

Si studiues sot vetem fjalen kemi, zbatimi fatkeqesisht nuk eshte ne doren tone! Pa vendimarrje udhehequr nga numrat dhe evidenca, e veshtire te jesh optimisit sot per te ardhmen e vendit.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga