web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Rakipi: Rama partner me trafikantët, qëndron në pushtet për shkak të disa zyrave lobimi në SHBA

22 Qershor 2020, 20:43, Politikë CNA

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ?TemA TV?, foli për diskutimet që u mbajtën sot në Parlamentin Europian në lidhje me Shqipërinë, ku disa eurodeputetë ishin kundër hapjes së bisedimeve.

?Është një qëndrim pozitiv i Europës në komsion, sepse kanë thënë gjëra të vërteta. Është një veprim sporadik i bashkisë europiane, sepse në bindjet e mia parlamenti europian nuk është duke i thënë të vërtetë e thjeshta regjimit tonë këtu, por pavarësisht këtyre qëndrimeve të sotme, Europa ka mbajtur jo shumë qëndrime realiste.

Dy ambasadorët e fundit të BE-së nuk kanë qenë përfaqësues të shteteve, por përfaqësues që merren me të gjithë vendin. Në këtë pikëpamje loja e perëndimit le shumë për të dëshiruar. Ambasadori në Tiranë është deklaruar hapur me Edi Ramën dhe bënë punën  e tij. Kjo e sotmja është krejt e pamjaftueshme, sepse Europa është e papërgatitur për regjimin e Tiranës.?

Në lidhje me deklaratat e David Lega-s, raporterit të Shqipërisë në BE, se lidershipi në vendin tonë tregohet i butë me trafikantët dhe i egër me gazetarët, analisti Ylli Rakipi u shpreh:

?Kjo sepse kryeministri është partner me trafikantët. Ai e ka lënë qëllimisht vendin në krye të trafikantëve. Dosiet, që kanë përgjimet janë flakur, janë lënë në harresë. Të gjitha këto tregojnë që qeveria ka vendosur një regjim dhe vazhdon ta instalojë regjimin. Median e ka në xhep.

Ama e kapur do jetë. Edi Rama arriti fundin, nuk ka ku shkon më poshtë. Këtu në fakt ka 30 vjet që instalohet ky regjim. Ka 30 vjet. Se ku e gjen fuqinë ky ? Ndoshta europianët kanë filluar të flasin. Edi Rama qëndron në pushtet për shkak të disa zyrave lobimi në SHBA.

 





Lajmet e fundit nga