web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë të infektuar me Covid-19 në Krujë dhe një në Durrës/ Shënohet rasti i parë dhe në Përmet

20 Qershor 2020, 07:31, Lifestyle CNA

Në vendin tonë vijonë të shtohen rastet e personave të prekur nga Covid-19.

Kështu mësohet se në krujë në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja, të prekur nga Covid-19.

Po ashtu një rast është konfirmuar edhe në Durrës, për të cilin thuhet se është kontakt i rasteve të konfirmuara më parë.

Gjithashtu edhe Përmeti është futur në hartën e qyteteve me persona të prekur nga Covid-19.

Pas përgjigjeve të ardhura për 34 tamponë të marrë një ditë më parë, rezultoi vetëm një rast pozitiv.

Menjëherë personi i prekur është karantinuar në banesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe është nën vëzhgimin e rreptë të Policisë së Shtetit.





Lajmet e fundit nga