web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishim në varrimin e hallës”/ Budina: Silva Bino na kërkoi të bënim testin, nuk më ka dhënë dokument

19 Qershor 2020, 17:34, Sociale CNA

Regjisori Robert Budina ka dhënë detaje rreth lajmit për infektimin e tij dhe të vëllait Edmond Budina me koronavirus.
Regjisori tregoi se disa ditë më parë mori pjesë në varrimin e hallës së tij dhe aty ka qenë prezent edhe një i infektuar.
Më tej, Budina thotë se një gjë të tillë e ka marrë vesh Silva Bino dhe i ka kërkuar atij dhe vëllait të bëjnë testin.
Budina thotë se Silva Bino fillimisht nuk ka pranuar që edhe familjarët t?i nënshtrohen testit, pasi sipas saj nuk kanë shenja.

?Nuk kam asnjë test zyrtar në dorë, para 12 ditësh një i afërm i im ndërroi jetë dhe në atë varrim ka marrë pjesë edhe dikush i sëmurë me Covid. Sa ka marrë vesh Silva Bino që ne kemi qenë aty ka kërkuar që të bëhet testimi jonë. Sipas zonjës, më pyeti si kam qenë. Para 1 jave kam pas një temperaturë të lehtë, dhe i thashë çfarë më kishte ndodhur dhe nuk kisha më asnjë testim. Kërkoi të bënte testin. Mora vesh nga statusi i kryeministrit. Më pas mora lajmërimin nga zonja. I kërkova të bëjnë testimin edhe fëmijëve, ajo më tha jo se ata nuk kanë shenja. Pastaj i kërkova zonjës kush është dokumenti, ajo tha nuk e kam. Unë i kërkova të më sillnin dokumentin dhe të bëj edhe një testim tjetër.?, thotë ai për Abc News.

Regjisori thekson se do e ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje, pasi kryeministri nuk duhet të publikonte emrin e tij.

?Mori zonja në telefon në mëngjes dhe më tha kështu. E mora shumë normalisht megjithëse nuk kisha shqetësim. Kur u bë mediatike çështja u shqetësova shumë. Fëmijët janë duke kryer disa kurse dhe me daljen e lajmit u cënua e drejta e tyre. U ndjeva keq, dhe kërkova që të kisha dokumenta zyrtare. Por nxjerrja e privatësisë është kundër cdo ligji dhe unë do e ndjek këtë çështje. Mora një informacion për këtë dhe dua ta ndjek, nuk kanë asnjë të drejtë të nxjerrin privatësinë time. Ky është një sulm i pastër njerëzor. Jo nuk donin ti bënin testet e familjarëve të mi, pas një këmbëngulje arritëm që të vinë të bëjnë testet. Por ne do të bëjmë një test tjetër që nuk kontrollohet nga shtetit?, tha Budina./CNA.al





Lajmet e fundit nga