web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta dhe vështirësitë në familje/ Modelja shqiptare prek me rrëfimin e saj: “Nuk e dija nëse do dilte i gjallë”

16 Qershor 2020, 14:08, Lifestyle CNA

Vildane Zeneli është një nga modelet më të famshme shqiptare e cila ka patur një sukes në fushën e modelingut edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Së fundi ajo është bërë pjesë e rubrikës ?Kutia e Pyetjeve? në emisionin ?Prive? ku dhe ka folur për periudhat më të vështira të jetës së saj.

Ajo ka rrëfyer për sëmundjen e nënës së saj dhe të babait si dhe ka prekur faktin që kur ka qenë e vogël e ka përjetuar dhe luftën në Kosovë.

?Unë kam pasur disa periudha të vështira të jetës. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur kam qenë e vogël e kam përjetuar luftën. Më pas kur kam shkuar në Amerikë, mami ka pasur kancer të gjirit dhe kam shpenzuar shumë kohë. Kam qenë 14-15 vjeç. Shkoja në shkollë, më pas shkoja tek mami në spital dhe mësoja aty. Rrija me të gjithë natë, më pas të nesërmen shkoja në shtëpi ndërrohesha dhe shkoja sërish në shkollë. Kam bërë të njëjtën rutinë derisa mami i kreu të gjitha terapitë.

Më pas edhe babi ka pasur probleme me zemrën dhe ka qenë i shtruar në spital 1 muaj rresht lidhur me 24 aparate me e mbajt gjallë. Zemra i ka punuar vetëm 15%, pas 9 muajëve e ka gjetur një donator. Ka qenë shumë me fat dhe e ka ndërruar zemrën. Operacioni ka qenë shumë i vështirë, nuk e kemi ditur për 24 të nëse do dilte i gjallë apo jo, por e ka përbaluar dhe është shumë i fortë momentalisht. Për mua ka qenë një periudhë shumë e vështirë?, është shprehur ajo.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al





08:53 Lifestyle

Çfarë i bën më të rrezikuar mjekët/ Rovena Daja sqaron pse q...

Lajmet e fundit nga