web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid-19 e pati pikun në shkurt”/ Tritan Shehu: Qytetarët po provokohen të protestojnë

14 Qershor 2020, 19:56, Politikë CNA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka folur për situatën shëndetësore në vend, ku janë regjistruar numrat më të lartë të të infektuarve.

Shehu tha se e gjithë kjo që ndodhi dhe po ndodh është si shkak i dështimit të plotë të politikave dhe menaxhimit të kësaj qeverie.

Sipas tij, koronavirusi e ka pasur pikun në muajin shkurt dhe pretendon se mbyllja e masave ishte teatrale.

?Është një dështim total që nga masat e para që u morën. E para, sepse kjo epidemi nuk e ka pasur pikun në mars. Unë jam i bindur që pikun e ka pasur në shkurt. Së dyti, masat që u morën mbyllja ishte teatrale. Nuk ishte e bazuar në principe shëndetësore dhe shkencore por një mbyllje për demonstrim force, për të impresionuar popullsinë. Nuk kishim të bënim me asnjë pushtim të huajsh. Kishim të bënim me një virus që luftohej me masa mjekësore e shëndetësore. Gjatë mbylljes u bënë veprime që nuk duheshin bërë.

Nxorën tanket nëpër rrugë, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të komunikuar me njerëzit. U mbyllën hapësirat, dhe njerëzit filluan të koncetroheshin në vende të ngushta. Logjika është e kundërt pasi duheshin synuar masa për të dekonçensionuar dëndësinë e njerëzve. Në një kohë që duheshin mbyllur disa sektorë siç ishin fasoni apo Call Center, këto u lanë në aktivitet. U arrit kulmi me atë që e quaj krim kundër njeriut, prishjen e teatrit në një kohë pandemie. Shiko se çfarë po ndodh në Velipojë. Në këto momente krijon grumbullime masive njerëzish por edhe provokohen qytetarët të protestojnë?, u shpreh ai në Rtv Ora.

Demokrati deklaron se skandali më i madh gjatë kohës së pandemisë është numri i vogël i testimeve.

?Sot dolën disa tipare të kësaj çështje. Qëlloi që sot Shqipëria shënoi të njëjtin numër rastesh me Kinën pavarësisht se numri i banorëve të Kinës është shumë herë më i lartë. Gjithashtu kjo ditë shënoi dhe numrin më të vogël të testeve në Tiranë, ku kjo është epiqendra e saj. Është bërë rreth 7 herë më pak se ç?bëheshin disa ditë më parë. Nëse statistikat janë të vërteta që rreth 50 përqind e testeve të bëra këtu janë pozitive atëherë situata është shumë shqetësuese. Nuk ka asnjë njoftim për testimet që janë bërë në spitalet apo qendrat shëndetësore. QSUT është si një armë biologjike që po përhap në të gjithë Shqipërinë kontaminime. Kjo nuk është përgjegjësi e personelit, por është përgjegjësi e atyre që duhet të merrnin masa. Duhet të pajisnin personelin me maska, duhet të kontrollonin pacientët?, theksoi Shehu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga