web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes kushërinjve në një lokal në Tiranë/ 20-vjeçari merr armën e gjahut dhe...

13 Qershor 2020, 07:52, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, të ndodhur mes kushërinjve në një lokal në kryeqytet.

Mësohet se policia ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, me inicialet A.G. si dhe ka sekuestruar një armë gjahu, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.

Sipas uniformave blu 20-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.

?Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.-thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga