web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ne jemi këtu?”, Takaj emocionon tifozët e Skënderbeut dhe bën të ëndërrojnë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale

13 Qershor 2020, 12:19, Sport CNA

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata Federale e Zvicrës konfirmoi se çështja ?Skënderbeu? është në proces gjykimi, por nuk pranuan të jepnin më shumë detaje.

Tifozët e Skënderbeun vazhdojnë të shpresojnë se skuadra e tyre do të fitojë pafajësinë dhe do të rikthehen përsëri në nivelet e dikurshme. Për të bërë tifozët korçarë të ëndërrojnë, ka menduar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.Ky i fundit në profilin e tij zyrtar në ?Facebook?, ka postuar një foto nga ndeshjet e bardhekuqve në grupet e Europa Ligës, të cilën e shoqëron me shkrimin: ?Ne jemi këtu??.

Nuk dihet nëse ky është një sinjal, se klubi mund të ketë marrë ndonjë lajm të mirë nga Gjykata Federale, apo numri 1 i korçarëve është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar të kaluarën.





Lajmet e fundit nga