web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dashur "babai" i Turit, nuk është faji i maturantëve që ti s'ke gjetur punë jashtë shtetit!

13 Qershor 2020, 08:41, Politikë CNA

Ka dy ditë tashmë, qëkur përveç preokupimit për fatin e panjohur të personazhit “Turi”, të bërë të famshëm nga ndonjë zyrtaruc anglishtfolës, opinioni publik ka patur fatin të lexojë vetë disa nga pyetjet e testit të Maturës.

Në internet gjithkush mund të gjejë dhe lexojë për shembull  dy faqet e para të testit të Gjuhe-Letërsisë. Në fakt për të kuptuar delirin e hartuesit, as që duhen më shume. Bindja që të krijohet është që hartuesi i atyre “pyetjeve” nuk di shqip, ose të pakten nuk mendon dhe nuk artikulon në shqip.

Testi dukshëm është hartuar nga dikush që ose e ka përkthyer tipologjinë dhe tekstin e pyetjes nga një gjuhë tjetër (google??), duke e përshtatur trashë në shqip, ose test-hartuesi është shkolluar në gjuhë të ndryshme nga Gjuha Shqipe.

Vetëm dy pyetjet e para mjaftojnë për të identifikuar profilin e personazhit që si fillim stisi pyetjet, pastaj shpiku Turin e shkretë si për të marrë hak ndaj 32.000 maturantëve shqiptarë.

1. Pyetja e parë: ?Cila nga alternativat e mëposhtme është një tezë e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse që lidhet me vullnetarizmin??

Fjalori shqip njeh ?temën? për një ese dhe jo ?tezën?. Shtesa “efektive” për “tezën” që duhet të zgjedhin maturantët, shërben vetëm për të na e bërë të qartë ne të tjerëve, që gjuha që ka në kokë shkruesi i pyetjes është anglishtja.

2. Pyetja e dytë: ?Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër??

O ti hartuesi i pyetjes! Ajo që po bën Turi i shkretë nuk është  ?aksion?. Në shqip përkthehet “veprim”. Mund ta quajmë edhe “aventurë” se kështu jo vetëm e shqipërojmë (dhe jo veç përkthejmë) por mbase i afrohemi edhe aventurës që ke marrë përsiper kur të ka shkrepur në kokë që mund të formulojë pyetje për provimin e gjuhë-letërsisë.

Nëse i hyn pastaj më tej, pyetja ka edhe probleme me logjiken.  Ajo që ka dashur të arrije hartuesi i pyetjes ka qënë pak a shumë: ?Duke respektuar të njëjtin stil në mënyrën e rrëfimit të aventurës së personazheve në paragrafin më sipër, cila nga fjalitë e mëposhtme mund të përdorej në vijim??

Dmth si fillim maturanti duhet të korrigjonte pyetjen, pastaj mbase do kuptonte që nuk po i kërkohej të shpëtonte Turin, por thjeshtë që të zgjaste edhe me një fjali, dramën e personazhit fatkeq.

Per atë tipin që ka shkruar të pakten atë pyetje i themi që mos merret më me te shkruarin në shqip, dhe sidomos mos marrë përsiper të bëjë letërsi nëpërmjet fjalive si shkresa administrative.

Në letërsi kur përshkruan një ngjarje, aq më shumë si kjo ngjarja aty që ka shpërfaqur emocionet e të gjithëve për fatin e Turit të mjerë, nuk mjafton të dish një gjuhe të huaj.

Hartuesi i të pakten dy faqeve të para të testit, nuk ka studiuar fare as pragmatikë, as stilistikë, as leksikologji shqipe.

Mund të ketë studiuar diçka tjetër, në një universitet të huaj, larg Shqipërisë.

Fakti që nuk gjeti punë andej, nuk mjafton që të zbrazë mllefin, inatin, çmirën e gjithçka tjetër me pyetje absurde dhe të liga ndaj 32.000 maturantëve që do të donin ta provonin edhe ata fatin e tyre diku jashtë.

Më tej testi tek pyetjet e Gjuhës ka edhe gabime shkencore në formulim. Pyetjet kanë formulime që ndërlikojnë të kuptuarin. E si do i matë njohuritë një pyetje që është veshtirë të kuptohet? Ndaj pyetjet këtej e tutje, duhet të hartohen në bashkëpunim me mësues të lëndës. Ata janë njohësit më të  mirë të programit dhe nxënësve.

Jo këta hartuesit anonim e që mbase dështimin e tyre, janë kthyer ta përkthejnë në makth për breza të tërë maturantësh.

Kështu mbase vitin tjetër shpëton edhe Turi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga