web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha homazhe në bustin e Indrit Carës/ Kujton emocionet e hyrjes së parë në Kosovë

12 Qershor 2020, 14:59, Politikë CNA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar emocionet e hyrjes për herë të parë në Kosovë, 21 vite mëparë.

Basha thotë se 12 Qershorin e vitit 1999 do ta kujtojë përherë si një ndër ditët më të gjata dhe të veçanta të jetës së tij.

? Me emocione që vështirë të përshkruhen, hyra në Kosovë pak pas zbarkimit të Gurkave – kontigjentit të parë britanik.
Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë.
Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës?, shkruan Basha.

Ai ka shprehur mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë.

?Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe?, bën me dije Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga