web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata alarmante nga mbetjet në Durrës/ Këshilli Bashkiak shpall emergjencën mjedisore

11 Qershor 2020, 11:01, Sociale CNA

Pas situatës kaotike të krijuar në Durrës nga plehrat, Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.

?Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos?, thuhet në vendim.
Kujtojmë se rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane prej gati një jave dhe ajri është ndotur nga era e rëndë e plehrave, për shkak të mbyljes së sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano./CNA.al





Lajmet e fundit nga