web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Rreth 31 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhën e Huaj

8 Qershor 2020, 06:51, Sociale CNA

Maturantët në mbarë vendin do t?i çelin sot sezonin e provimeve.

Provimi i parë do të jetë ai i gjuhës së huaj, të cilit do ti nështrohën 32. 126 maturantë në të gjithe vendin.

Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë, ndërsa disa nga procedurat për mbarëvajtjen e provimit do të jenë të diktuara për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19.

Më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe dhe më datë 15 qershor provimin e Matematikës.

Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

?Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush!

Tashmë jemi në atë ?fazën finale të maratonës? për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.?-shkruante dje Shahini.





Lajmet e fundit nga