web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush do të gjejë dashurinë deri në fund të Qershorit/ Këto janë shenjat fatlume të këtij muaji

8 Qershor 2020, 14:46, Horoskopi CNA

Demi me shumë mundësi do të mund të gjejë shpirtin binjak pasi më në fund po fillon të jetojë dhe po e lë të kaluarën pas. Për Demin viti i kaluar, 2019, ishte vërtet dramatik në dashuri dhe e kaloi atë duke ndjekur fantazmat e së kaluarës. Në vitin 2020 duket se nuk do i përsërisë të njëjtat gabime.

Demi duhej të duronte shumë dhimbje dhe vuajtje për fundin e një marrëdhënieje dhe për një pjesë të mirë të janarit dhe shkurtit të këtij viti ai ishte shumë skeptik për dashurinë, aq shumë sa që nuk dëshironte më t?i besonte asnjë prej njerëzve përreth tij. Tani Demi ka kuptuar që jo të gjithë njerëzit janë njësoj, që ndodhin gjëra të pakëndshme në jetë por ndodhin edhe gjëra të bukura. Nëse keni takuar personat e gabuar deri më tani ky është momenti që të kërkoni sërish fatin tuaj. Deri në fund të qershorit do të keni mundësin të gjeni shpirtin tuaj binjak.

Akrepi

Ndër shenjat e fatit të zodiakut është Akrepi , i cili më në fund është i vendosur për t?i dhënë një shans dashurisë. Në vitin 2019 Akrepi as që donte të dëgjonte për dashurinë, nuk donte as detyrime, as përgjegjësi. Këtë vit shenja ka më shumë guxim dhe e lë derën e zemrës së hapur, është e gatshme të përqafojë dhe të mirëpresë ata që do vijnë në jetën e tyre. Akrepi me siguri do të gjejë shpirtin binjakë në fund të këtij muaji.

Binjakët

Një shenjë tjetër që ka një shans të mirë për të gjetur një shpirt binjak deri në fund të qershorit është ajo e Binjakëve.Vitin e kaluar Binjakët ishin në krizë, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetes, të shkatërruar nga zhgënjimet e vazhdueshme sentimentale deri në një gjendje emocionale të zhgënjimit dhe dorëheqjes ndaj fatit të pafavorshëm. Por fati ka diçka të veçantë për Binjakët që, ndoshta, tashmë e kanë para syve të tyre, por janë aq të hutuar sa nuk e vërejnë. Dashuria po vjen por mbase ka ardhur tashmë, Binjakët thjesht duhet të hapin sytë mirë. Binjakët me të vërtetë po mbajnë çelësin e lumturisë deri në fund të qershorit 2020./ CNA.al





Lajmet e fundit nga