web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulimi nga Spanja, pesë futbollistë dhe dy pjesëtarë të stafit teknik të Barcelonës kaluan koronavirusin

2 Qershor 2020, 12:34, Sport CNA

Në Spanjë, situata e koronavirusit ka ndjerë një përmirësim të madh teksa edhe në ditën e djeshme për herë të parë pas një periudhe prej më shumë se dy mujore u regjistruan zero viktima.

Ndërkohë, shumë aktivitete janë rihapur, ndërsa klubet e futbollit kanë nisur stërvitjet kolektive teksa data 11 qershor parashikohet që skuadrat të zbresin në fushë.

Sakaq, masat e marra gjatë këtyre ditëve nga klubet e futbollit kanë qenë të rrepta dhe futbollistët iu janë nënshtruar testit.

Si pasojë e kësaj, mediat spanjolle bëjnë të ditur se të infektuar nga koronavirusi kanë rezultuar pesë futbollistë të Barcelonës dhe dy pjesëtarë të stafit teknik, ndërkohë që nuk zbulohen emrat e tyre.

Testet zbulojnë se ata e kanë kaluar infektimin dhe tashmë janë plotësisht të shëndetshëm dhe të pastër nga COVID-19.





Lajmet e fundit nga