Qeveria e re e Kosovës gati/ Konfliktet vazhdojnë
Nga e mërkura Kosova mund të ketë qeverinë e re të krijuar n...
Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekinit me Hong-Kongun ta kufizojë statusin e privilegjuar ekonomik të ish-kolonisë britanike si dhe ta reduktojë numrin e studentëve kinezë që shkojnë në SHBA.
Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim të Pekinit ishte njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të revokuar privilegjet ekonomike për ish-koloninë britanike të Hong-Kongut dhe për të kufizuar hyrjen e studentëve kinezë në SHBA për shkak të ligjit të planifikuar nga Kina për sigurinë në Hong Kong.
Ende nuk ka masa konkrete
“Çdo fjalë dhe veprim që dëmton interesat e Kinës do të hasë në kundërmasa nga pala kineze,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin. Veprimet e Uashingtonit përfaqësojnë “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës” dhe minojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, tha zëdhënës. Sidoqoftë tani për tani nuk dihet se çfarë kundërmasash specifike mund të marrë Pekini.
Frikë nga një ndikim i fuqishëm i Pekinit
Parlamenti rajonal i Hong-Kongut që është besnik i Pekinit miratoi të enjten (28.05) planet e qeverisë qendrore kineze për një ligj të diskutueshëm për sigurinë për metropolin financiar. Ky ligj parashikon ndëshkime për përkje për “shkëputje”, “përmbysje”, “terrorizëm” dhe “rrezikimin e sigurisë kombëtare” dhe i mundëson shërbimit qendror kinez të sigurisë që të vendoset dhe të veprojë hapur në Hong Kong.
Kritikët kanë frikë se ligji i ri do t’i japë qeverisë së Pekinit akses më të madh në Hong Kong dhe do të çojë në humbjen e lirisë që shijon ish-kolonia britanike pas rikthimit të saj tek Kina në vitin 1997. Sipas ligjit të ri për sigurinë policia dhe shërbimet sekrete kineze mund të vendosen Hong-Kong që gëzon statusin e zonës së veçantë administrative dhe të kenë aty fuqi të gjera. Kjo është arsyeja pse protestat kundër qeverisë kineze, që paralizuan jetën për muaj me radhë gjatë vitit të kaluar, janë ndezur përsëri në Hong Kong.
Fundi i “trajtimit special” për Hong Kongun
Presidenti Trump njoftoi të premten (29.05) se shumë shtetasve kinezë do t’u ndalohet të hyjnë në SHBA dhe se do t’i kërkojë qeverisë amerikane që t’i japë fund politikës që “i jep Hong Kongut një trajtim të ndryshëm dhe të veçantë”. Ndër të tjera qeveria amerikane do të fillojë t’i anulojë të drejtat e veçanta që gëzon Hong Kongu, p.sh. në sektorin e doganave. Duke iu referuar spiunazhit industrial nga ana e Republikës Popullore të Kinës në Shtetet e Bashkuara Trumpi tha po ashtu se studentëve kinezë që “paraqesin rrezik të mundshëm sigurie” do t’u pezullohen vizat për SHBA./ DW
Nga e mërkura Kosova mund të ketë qeverinë e re të krijuar n...
Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti D...
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlam...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe ka...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien,...
Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, du...
Kosova ka pezulluar taksën për kamionët që kalojnë kufirin.M...
Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër kor...
Protesta paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dh...
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja të infektuara me koo...
Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobiliz...
Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohe...
Koha na ka treguar se Covid-19 nuk kursen askënd, qoftë ai d...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shtyrjen e takimit ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmu...
Arabia Saudite ka rihapur xhamitë të dielën për herë të parë...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha këtë të diel se do...
Sa më të degëzuara dhe ndërkombëtarizuara hallkat e furnizim...
Prej vitesh është rritur mosbesimi dhe rivaliteti mes Kinës ...
Demonstratat në dhjetëra qytete të SHBA për vdekjen e afrika...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...