Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ Humbin jetën katër persona nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe ka...
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi sot nga kryesia e parlamentit që të mërkurën të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re të kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti.
Kërkesa u shtrua vetëm pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi vendimin prej 162 faqesh me të cilin i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se tashmë kjo parti dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë votat e mjaftueshme për miratimin e qeverisë së re.
Më 30 prill presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Dekreti i tij u sfidua nga lëvizja Vetëvendosje e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese. Të enjten më 28 maj, Gjykata i dha të drejtë dekretit të presidentit duke nxitur reagimin e lëvizjes Vetëvendosje e cila e cilësoi të padrejtë dhe të papranueshëm. Kjo lëvizje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe e quan të papranueshme formimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhje të 6 tetorit të vitit të kaluar.
Më 25 mars Lidhja Demokratike rrëzoi qeverinë e koalicionit të saj me lëvizjen e Vetëvendosje përmes një mocioni të mosbesimit. Mocioni pasoi mospajtimet e thella ndërmjet ish partnerëve të koalicioni rreth trajtimit të tarifave ndaj mallrave serbe, të cilat më 31 mars u hoqën nga qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti dhe u zëvendësuan më masa të reciprocitetit. Lidhja Demokratike kërkoi që të veprohet sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për heqjen e plotë të tarifave pa masa tjera.
Të dielën qeveria në detyrë forcoi masat e reciprocitetit dhe tash e dy ditë me radhë asnjë maune me mallra serbe nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk shkruan Republika e Kosovës dhe të gjitha duhet të jenë të pajisura me leje hyrëse të lëshuara nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.
Që nga 31 marsi ishte lejuar që mallrat serbe të hynin me mbishkrimin Kosovë, por meqë në eksportet nga Kosova autoritetet serbe kërkuan që të vendoset mbishkrimi Republika e Serbisë, qeveria në Prishtinë vendosi të përgjigjej në mënyrë të ndërsjellë.
Vendimi i saj nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por edhe të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, sipas të cilit ?këto veprime të njëanshme dëmtojnë rifillimin e bisedimeve dhe duhet të hiqen menjëherë?.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i cili kundërshtoi vendimin e qeverisë në detyrë, tha të hënën se ?është mese urgjente që të gjitha masat që kanë cenuar raportin tonë kohëve të fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen menjëherë, që në fillimet e qeverisë së re. Përkrahja amerikane në ekonomi, ushtri, diplomaci është jetike për të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë tonë. Kosova duhet të projektoj sigurinë dhe stabilitet me pikësynimin e qartë drejt ngadhënjimit të vlerave euro-atlantike. Unë shpresoj dhe besoj që kjo do të ndodhë në Kosovë?, tha ai.
Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike për postin e kryeministrit, Avdullah Hoti, tha se ?qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke?, shkroi ai.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shkroi ndërkaq se t?i mohosh Kosovës parimin e reciprocitetit ?do të thotë t?i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët. Bisedimet zhvillohen ndërmjet të barabartëve dhe Serbia duhet ta shoh Kosovën si të barabartë në çdo tryezë?, shkroi zoti Kurti.
Qëndrimi i kryeministrit në detyrë u mbështet nga kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, në dorën e së cilës është vendimi se kur do të mblidhet kryesia e parlamentit për të caktuar seancën e votimit të qeverisë së re, ngritjen e së cilës ajo e ka kundërshtuar./ VOA
Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën edhe ka...
Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien,...
Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, du...
Kosova ka pezulluar taksën për kamionët që kalojnë kufirin.M...
Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër kor...
Protesta paqësore u shndërruan në plaçkitje, vënie zjarri dh...
Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja të infektuara me koo...
Guvernatorët e Minesotës dhe 11 shtete të tjera kanë mobiliz...
Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohe...
Koha na ka treguar se Covid-19 nuk kursen askënd, qoftë ai d...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shtyrjen e takimit ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmu...
Arabia Saudite ka rihapur xhamitë të dielën për herë të parë...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha këtë të diel se do...
Sa më të degëzuara dhe ndërkombëtarizuara hallkat e furnizim...
Prej vitesh është rritur mosbesimi dhe rivaliteti mes Kinës ...
Demonstratat në dhjetëra qytete të SHBA për vdekjen e afrika...
Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar me koronavirus, ...
Qindra njerëz u mblodhën këtë të shtunë në Piazza Duomo në M...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz tha të shtunën se synimi i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...