web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tregu i kanabisit në krizë/ Artan Hoxha: Ka mungesë fare, kultivuesit në rrezik dështimi

1 Qershor 2020, 16:12, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar se tregu i lëndëve narkotike ka pasur mungesë farërash gjatë kohës së pandemisë.

Hoxha thotë se kjo është shkaktuar nga mbyllja e kufijve. Sipas tij, kultivuesit e lëndëve narkotike janë detyruar të përdorin farë të vjetër ose vendase.

Si pasojë gazetari thotë se një pjesë e madhe janë rrezikuar që t?i dështojë mbjellja.

?Farën nuk mund ta marrësh direkt.  Këtë vit u bë e vështirë për tu siguruar, për shkak të bllokimit. Nuk e kishin programuar që kufiri do mbyllej kaq shpejt. Në momentin që kërkuan të merreshin me farën, ata përdorën atë që kishin, po ajo ka probleme. Ose farën vendase. Ty të duhet njëfarë kohë që të dalë. Sivjet një pjesë u rrezikua që t?i dështojë mbjellja sepse fara ka qenë e pacertifikuar. Fara që vjen nga Holanda është e sigurt, ndërsa ajo vendase është si të marrë?, u shpreh ai.

Më tej, Hoxha theksoi se se këtë sezon ka parë kultivim të kanbisit në disa zona ku nuk i kishte parë më parë.

?Unë kam parë në disa zona rimbjellje. Në momentin që kanë konstatuar problem, kanë prishur të mbjellën, por kjo ka një kosto. Nga operacionet që ka bërë policia, fakti që policia vetë ka gjetur gjithandej dëshmon për shtrirje. Pashë elementë që nuk i kisha parë herë tjetër, mbjellje me traktor?, nënvizoi gazetari. /CNA.al





Lajmet e fundit nga