web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sot është 1 Qershori më i pazakontë që ju festoni”/ Këngëtari jep mesazhin e fortë për fëmijët

1 Qershor 2020, 13:54, Lifestyle CNA

Këngëtari Roland Hysi ka uruar festën e fëmijëve në mënyrën më të veçantë. Më shumë se një urim ai ka përcjellë një mesazh për të gjithë fëmijët.

Këngëtari i këshillon ata që të rriten duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre dhe të mbrojnë çdo gjë që atyre iu duket e drejtë.

Ai thekson se jeta nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një fushë me lule, nuk do të jetë një festë çdo ditë.

Këngëtari iu bën thirrje fëmiëjve që të mos rreshtin së mësuari, punuari apo kërkuari të drejtat dhe liritë e tyre dhe të mos bëjnë asnjë milimetër pas e të protestojnë deri në zgjidhje.

Duke e ditur se shumë prej tyre nuk do ta kuptojnë statusin e tij, iu shpjegon që fjalët nuk vlejnë pa vepra.

?1 Qershor, Fëmijë, Goca e çuna, Sot është 1 Qershori më i pazakontë që ju festoni. Është e drejta e juaj të festoni dhe unë uroj që të festoni sa më shumë. Absolutisht, nuk dua t?ju prish festën, por shumë objektivisht dua t?ju spjegoj se përse ky 1 Qershor është i pazakontë.

E gjithë Bota po kalon ndër momentet më të vështira që ka kaluar ndonjëherë.

Të gjithë, fëmijë e të rritur u detyruam të mbylleshim brenda dhe të kishim ndërkombëtarisht të drejta dhe liri shumë të kufizuara nga një armik i panjohur që ca xhaxha e teta që paguhen për të parandaluar fatkeqësitë, këtë herë dështuan me sukses. Me dashje apo pa dashje nuk ka rëndësi sepse dëmi u bë e madje tetat e xhaxhat thonë që armiku nuk ka ikur, por mund të vijë prapë.

Thuajse për të gjithë ne, Bota ose jeta NUK KA QENË, NUK ËSHTË DHE NUK DO TË JETË KURRË një fushë me lule, një kohë gjithmonë me Diell apo thënë shkurt, NJË FESTË çdo ditë. Festat janë reagimi pozitiv që njerëzit kanë ndaj, arritjeve, sukseseve, punëve të bëra mirë apo edhe një shkëputje e shkurtër nga realiteti që shpesh herë bëhet mbytës.

Unë uroj dhe ju lus e inkurajoj, që të mos rreshtni, por deri në fund të jetës tuaj të mësoni, të punoni, të kërkoni të drejtat dhe liritë tuaja dhe të mos bëni asnjë milimetër pas e të protestoni deri në zgjidhje nëse dikush largqoftë mendon ti prekë apo cënojë ato, të kërkoni llogari e të mbroni me çdo kusht ato liri e të drejta, të mos pajtoheni me të keqen e të mos bëni njërin sy qorr e njërin vesh shurdh ndaj padrejtësive, të mos ia shisni shpirtin tuaj djallit, të mos ndaleni kurrë së përmirësuari veten tuaj, vendin ku jetoni e punoni e komunitetin, të mos menderosni aty ku hani, të mbani pastër dhe të kujdeseni për ambjentin, të ruani traditën dhe kulturën, të merreni sa më shumë me art e sport, të mos shikoni vetëm interesin tuaj personal, por mësohuni të ndani edhe me të tjerët, lodrat e kopshtit nuk janë vetëm të një vajze apo djali, ato janë të të gjithë fëmijëve të tjerë në atë vend, mos u korruptoni, mos gënjeni shoqet e shokët, kujdesuni për higjienën personale, hani perimet e jetoni shëndetshëm, mos iu shmangni përgjegjësive tuaja, kujdesuni për më të dobëtit dhe të pamundurit dhe mos përçmoni askënd, veproni njësoj edhe kur ju shikojnë, por edhe kur nuk ju shikojnë të tjerët e ky quhet integritet, jini të disiplinuar e kjo do të thotë të bësh punën dhe detyrat e caktuata edhe pse nuk të pëlqejnë, por që janë të mira që duhen bërë. Dëgjoni këshillat e më të rriturve, por bëni edhe kërkimet tuaja. Mos kini frikë të përballeni me frikërat tuaja dhe mos iu shmangni atyre.

Në të ardhmen, ju do të jeni politikanët, deputetët, biznesmenët, arkitektët, juristët, e çdo profesion tjetër, do të ketë edhe drunj të shtrembër, sikundër ka parë Bota e Shqipëria edhe para, edhe pas 30+ viteve me demek tranzicion, por edhe ata duhen si shembull që nuk duhet ndjekur e nuk duhen qasur e duhen zhdukur një orë e më parë.

E di shumë mirë që ky status mund të mos kuptohet 100% nga ju, por e keni këtu dhe sa herë t?ju nevojitet si inkurajim o këshillë, kthehuni dhe lexojeni, por mbani paraysh se fjalët nuk vlejnë pa vepra.

Besoni se mund tia dilni e kurrë mos hiqni dorë. Të gjithë jeni të barabartë, pavarësisht mundësive apo aftësive e të gjithë meritojnë shanse për të treguar se ç?dinë apo mund të bëjnë.

Gjithçka duhet ndërtuar për ju dhe çdo përpjekje duhet të jetë për ju e nëse ju nuk merrni më të mirën në vegjëli, do na marrë dreqi të gjithëve në pleqëri!?, shkruan ai në statusin e tij në Instagram./ CNA.al

 

 

 

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia) on





Lajmet e fundit nga