web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Na bllokuan”/ Stresi zbulon se kush e ka sulmuar këngën e tij në Youtube

31 Maj 2020, 14:13, Lifestyle CNA

Reperi Stresi pak kohë më parë publikoi këngën e tij më të re, ?Kush k**** je ti?, një këngë që u përball me reporte që në momentet e para të publikimit në Youtube.

Stresi u shpreh në atë kohë se edhe pse kënga po merrte shumë reporte askush nuk mund ta ndalte suksesin e tij sepse kënga dëgjohej nga të gjithë.

Së fundi, për revistën Story ai ka treguar se e di se nga kush kanë ardhur të gjitha ato reporte dhe arsyen pse.

?Kur kënga ime arriti mbi 700 mijë klikime brenda 24 orëve të para normalisht estrada e njerëzit nuk kanë qejf suksesin tonë na kanë bërë shumë reporte dhe po na e mbyllin.  Na kanë mbyllur këngën, kështu mund të hyjnë ta shohin në youtube vetëm ata mbi 18, që kanë llogari. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të reporteve. Arsyeja është suksesi dhe vetëm suksesi im, pse po bllokohet kjo kënga?, shkruan Stresi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga