web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga Covid-19, ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

1 Qershor 2020, 09:32, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, ku thuhej se një paciente e prekur nga Covid-19, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se pacietja nuk ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, por nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

?Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid-19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.?-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.





Lajmet e fundit nga