web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Dasho publikon grafikun/ “Për dy-tre javë do të marrim lajmin e mirë”

31 Maj 2020, 18:12, Lifestyle CNA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka publikuar një grafik të shifrave të koronavirusit në botë, ku tregohet qartë se numri i viktimave sa vjen dhe po ulet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dasho thotë se ky grafik është më interesanti dhe më shpresëdhënësi, pasi thekson se  virulenca e COVID-19 është në rënie të vazhdueshme.

Mjeku deklaron se beson që për dy ose tre javë do të marrim lajmin e mirë që presim të gjithë prej kohësh.

?Grafiku më interesant dhe më shpresëdhënës lidhur me epideminë nga COVID-19 është ky në vijim. Ndërsa numri i rasteve ditore në botë sa vjen e rritet, numri i vdekjeve sa vjen e ulet. Qartazi virulenca e COVID-19 është në rënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Duke qënë se ka shumë faktorë që ndikojnë në përhapjen dhe vdekshmërinë nga COVID, kjo është thjesht një indicije në kuadrin e shumë të tjerave (gjithashtu pozitive). Shpresoj që këto lajme të vazhdojnë dhe, mbi të gjtha, të konfirmohen edhe nga puna kërkimore dhe zbulimet shkencore.

Besoj për dy ose tre javë do të marrim lajmin e mirë që presim të gjithë prej kohësh!!! Deri atëherë, kujdesi për të mbrojtur nga ekspozimi personat mbi 65 vjeç dhe ata të prekur nga sëmundje kronike nuk duhet të ndërpritet. Vëmendje e veçantë edhe për parandalimin e transmetimit të SARS-CoV-2 në strukturat shëndetësore. Gjithmonë e më tepër shpresë për një verë pa COVID!?, shkruan Dasho në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga