web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hodhën materiale që ndotin ajrin/ Procedohet 40-vjeçari, gjobitet kompania

28 Maj 2020, 11:24, Kronika CNA

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar pasi kanë hedhur materiale që ndotin ajrin.

Ndërsa Policisë Bashkiake i vendosi gjobë 50 mijë lekë të reja.
Policia e Tiranës thotë se “në vendin e quajtur ?Varrezat?, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale ?Menaxhim i mbetjeve?, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga