web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudina rrëfen marrëdhënien me Azem Hajdarin/ “Më mungon shumë, uroj t’i ngjaj atij”

25 Maj 2020, 19:30, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një intervistë pa dorashka, ku ka folur edhe për marrëdhëniet me babain e saj Azem Hajdarin.

Ajo tha se babi i mungon shumë në çdo moment të jetës së saj, ndërsa u pyet nëse ka ndonjë moment që e kujton përveç 12 shtatorit.

?Ajo është një pjesë shumë ë rëndësishme e jetës sime dhe padyshim që i rikthehem. Është çështje e formimit të karakterit tim sepse momente të tilla të formojnë shumë?, u shpreh politikania në emisionin ?Hard Talk?.

Pyetjes se sa i ngjan babait, deputetja iu përgjigj duke thënë se uron t?i ngjajë shumë.

?Uroj që shumë. Kam patur marrëdhënie shumë të fortë me tim atë. Ishim goxha të lidhur me njëri-tjetrin dhe unë e adhuroja tim atë, ashtu siç mund ta adhurojë çdo fëmijë të atin e vet. Jam rritur me atë dashuri, jam rritur me idetë e tij dhe uroj që të kem po atë lloj guximi që ka patur ai?, nënvizoi Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga