web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Francë, 182.469 të infektuar nga Covid-19

23 Maj 2020, 19:45, Kosova & Bota CNA

Është ulur ndjeshëm numri i viktimave në Francë sipasojë e pandemisë së Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar vetëm 43 viktima, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 28.332.

Edhe numri i rasteve të reja ka ardhur duke u ulur, me 250 raste te reja në 24 orë. Totali i të infektuarve ka shkuar në 182.469.

Janë shëruar gjithsej 64.547 persona, ndërkohë që 1665 ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Që nga fillimi i pandemisë, në Francë janë bërë gjithsej afro 1.4 milionë testime./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga