web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi: Serbia i është kthyer planit për tjetërsimin e tokave shqiptare

20 Maj 2020, 20:40, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një intervistë për ?Byro politike? ka hedhur dyshime se shembja e Teatrit Kombëtar mund të fshehë një plan të errët anti-shqiptar që i ka rrënjët deri në Beograd.

 ?Jo rastësisht po ndodhin shumë gjëra në Ballkan, jo rastësisht kemi situatën në Kosovë. Jo rastësisht kemi shqiptarët në Jugun e Serbisë që kanë probleme të mëdha me të drejtat. Pra jo pa qëllim janë disa lëvizje që kanë filluar duke cënuar kufijtë e Shqipërisë, pra eshtrat e Isa Boletinit shkojnë në Serbi. Se shkon ky toni me harta. Jo rastësisht janë larguar 600 mijë të rinj dhe të reja në vitet e fundit. Jo rastësisht, pra çfarë po ndodh? A mos i është kthyer Serbia planit të saj të vitit 1980 për kthimin e tokave shqiptare në toka sllave?

Jo rastësisht ky zotëria ka transformuar totalisht identitetin tonë kombëtar, Butrintin ky do ta mbushë me kioska me qofte. Teatri Kombëtar, kullat janë paratë e drogës që do të pastrohen, dhe nëpërmjet paratë e drogës blen gojët që dalin për të thënë që të prishet teatri. Ky zotëria mos kujto se ka hall kullat për veten e tij. Ky ka hall se u ka marrë paratë paradhënie. Ky e ka patur në program në 2013-ën rikonstruksionin e plotë të teatrit?, tha Kryemasdhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga