web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”/ Kryemadhi: Policia rrëzoi VKM-në e qeverisë”

20 Maj 2020, 20:04, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për ?Byro Poltike?, ka ironizuar me respektimin e masave  të vendosura nga qeveria ku tha se me 17 maj ishte policia ajo që e shkeli VKM-në.

?Me 17 maj VKM e Covid-it e ka rrëzuar policia kur rrinte ngjit e ngjit. Këta thonë, bëni si them unë por mos bëni si bëj unë.?

Më tej Kryemadhi u shpreh se protestat nuk kanë nisur akoma dhe se këto janë thjesht manifestime që krijohen nga dëshmpërimi shpirtëror i qytetarëve dhe artistëve.

?Unë nuk mendoj se kanë filluar akoma protestat këto janë manifestime që vjen nga një dëshpërim shpirtëror që ka kapur artistët, njërezit artëdashur dhe ndoshta dhe pse mund të mos kenë qëne asnjëherë në teatër është shumë prekëse.

Ne nuk jemi mësuar që ti shikojmë njerëzit të dalin dhe të mbrojnë një objekt kulturor. Tirana ka pasur shumë kinema, Republika, 17 nëntori, Agimi, etjj që kanë pasur një histori në shpatullat e tyre. Justifikimi ishte që të ndërtohej një kinema e re si ajo Republika, 17 nëntori, ajo që mund të them është se strategjia e Ramës ka qenë që të gjejë mundësinë dhe mungesa e vigjilencës ka lejuar dhe lëvizje të tilla dhe tjetërsime të pronës?, tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga