web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i CNA.al për gjobitjen e shqiptarëve në Kakavijë/ Reagon Rama: Nëse nuk anulohen i paguajmë ne

20 Maj 2020, 17:39, Politikë CNA

CNA.al, publikoi dje një artikull, lidhur me gjobitjen e shqiptarëve  që kishin kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në shtetin grek, pavarësisht marrëveshjes mes dy shteteve.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama i cili në një postim në rrjetet sociale, sqaron se ka biseduar me autoritetet greke. Ai shton se nëse ato nuk anulohen do paguhen nga qeveria shqiptare.

“Zyra ime ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”./CNA.al

Skandali/ Gjoba masive shqiptarëve në Kakavijë





Lajmet e fundit nga