Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se se j...
Një situatë ankthi, mërzie, por edhe një hidhërim që kërkon të përballohet me forcë, duket se është prezent prej dy ditësh në sytë e shumicës së shqiptarëve.
Ka nga ata që Teatrin nuk e konsiderojnë, ka nga ata që janë militantë partie, ka nga ata që kërkojnë ta shfrytëzojnë politikisht. Por, mjafton të shikosh në rrjet dhe reagimet e shumicës, përfshirë edhe ata që ishin pro një Teatri të ri, të cilët në konfidencë të thonë se ishte gabim shembja e të vjetrit. Mund të kthehej në një muze, mund të qëndronte aty.
Dhe mënyra sesi u krye, vandalizmi policesk mbi artistët, ishte ai që mund të quhet ?qershia mbi tortën e helmuar? të Rilindjes që goditi Teatrin.
Por, Teatri i “zuri të gjithë brenda”. Kastën politike. Të parin Edi Ramën, dhe më pas Erion Veliajn, i cili zbatoi urdhërin e tij.
?Zuri brenda? opozitën, e cila kishte ikur të flinte gjumë dhe është përdorur e keqpërdorur nga kryeministri me pazare të fëlliqura këto shtatë vite.
?Zuri brenda? gazetarë dhe analistë. Le të mos i përgjithësojmë, por të gjithë i ?zuri brenda?.
Tani të gjithë po derdhin lot. Protestuan dje dhe pardje. Çështja po tentohet të bëhet edhe politike. Dhimbja mund të jetë e madhe tek njerëzit, por shembja e Teatrit, i “zuri të gjithë brenda”. Kë më shumë e kë më pak. Çdo segment të shoqërisë shqiptare. Mediat, pronarët e saj, gazetarët, analistët, politikanët, deputetët, këshiltarët e Bashkisë, ministra, kryeministrin, kryetarin e Bashkisë. Të gjithë, pa përjashtim.
Por, pse i ?zuri brenda? kaq keqazi.
Sepse të gjithë heshtën, edhe ata që sot bëhen më të flaktët pro Teatrit. Heshti Fatos Lubonja, për pronarin e tij Irfan Hysenbelliu, për pazaret e Vjollca Hoxhës dhe kompanitë e saj, në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.
Hështi për pasurinë e Ben Blushit. Heshti për një pronar mediash që është trafikant droge. Heshti për një televizion të ri 10 milion euro, që nuk i dihet burimi i të ardhurave.
Si Fatos Lubonja heshti edhe një televizion për pronarin e një televizioni tjetër. Heshti një gazetar sepse donte të merrte rrogën. Heshti një aktor sepse e shikonte që tek teatri nuk dihej të ngatërrohej, pasi duhej t?i bënte qejfin kryeministrit.
Heshti ikona jonë europiane, Ismail Kadare, për shumë gjëra.
Heshtën analistët e qeverisë, nga i pari tek i fundit. Heshtën analistë e opozitës, për një mijë e një çështje. Për skandalet e përditshme, për dhunën e policisë, për rezistencën 2-vjeçare tek Teatri. Heshti Shoqëria Civile, e cila nuk mundi të bëhej më shumë se 50 vetë.
Janë të përçarë dhe të keqpërdorur, sa nga njëra palë tek tjetra.
E pra, heshtën të gjithë dhe heshtja i ?zuri brenda? tek Teatri.
Shembull sollëm Lubonjën, sepse ai foli dje përpara turmës. Por, në fakt dje duhej që ai të heshte, sepse është po aq përgjegjës për shembjen e atij Teatri, Lubonja, sa edhe shumë gazetarë dhe analistë të tjerë të ballkonit mediatik shqiptar. Sepse flasin kur s?duhet të flasin dhe heshtin, kur s?duhet të heshtin.
Mbrojnë pronarët e tyre dhe ata që i paguajnë. Kanë frikë të jenë të vërtetë në treg. Përfshirë këtu edhe analistë të djathtë. Edhe ata të cilët paguhen nga paratë e qeverisë, nëpërmjet pronarëve të mediave, të cilët kanë kompani ndërtimi, duan leje, merren me tregti, zhvillojnë biznese. Dhe të gjitha këto i bëjnë duke përdorur median si kamxhik për të mbrojtur lëkurën e tyre.
E prandaj Teatri i “zuri të gjithë brenda”. Kë më pak e kë më shumë, të gjithë janë brenda rënojave të atij Teatri./ CNA.al
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar sot se se j...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashk...
Pas zhvillimeve të fundit në vend, dhe shembjes së Teatrit K...
Nga Bledi Mane-Public EnemyKujtove se është prej tallashi dh...
Ditët e fundit, jo aq rastësisht, nofullave ripërtypëse të d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononci...
Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi thotë se qeveria “Rama” ës...
Profesori i Universitetit të Tiranës, Agron Gjekmarkaj ka zb...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është zotuar sot...
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, me një akt të papr...
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ...
Jursitja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit K...
Jursitja dhe aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit K...
Gazetari Enkel Demi është shprehur sot se Reforma në Drejtës...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sot...
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Studiuesja amerikane e trashëgimive kulturore, Lori Amy, një...
Shembja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar nga qeveri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...