web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka rënë Teatri por Rama e Veliaj”/ Belind Këlliçi kallëzim penal për Policinë e shtetit

17 Maj 2020, 14:21, Politikë CNA

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi mesohet se ka bërë kallëzim në Prokurori për Policinë e Shtetit për dhunë e ushtruar sot gjatë qëndrimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat, Këlliçi tha se është kapur nga fyti, edhe pse u ka thënë policëve që ka qenë i gatshëm që të shoqërohej në Polici vullnetarisht.

?Po bashkëbisedoja me të rinj dhe qytetarë të tjerë, kur dhjetëra forca politike kanë mësyrë në Teatër, na kanë sulmuar, kemi qenë me duar xhepa, kur kam parë që po dhunoheshin gra e zonja, jam afruar pranë tyre, dhe janë dhunuar nga 3 policë, në krahun e djathtë kam dhe akt-ekspertize, kam kallëzuar policinë, një në fyt, një te krahu, jam dhunuar si të isha Saimir Tahiri dhe jo si një i ri që isha paqësisht në mbrojtje të interesit publik, është absurde.

Kam  depozituar kallëzim për policë, 8 orë kam qëndruar në Komisariat. Kam rreth 3 orë në prokurori për të depozituar kallëzimin për dhunën, do dëegoj edhe pamjet filmike.

Kjo është hera e parë që jam arrestuar, ata polic do mësohen se kush janë që kanë dhunuar qytetarët. Nuk ka rënë Teatri, ka rënë Rama dhe Veliaj, mazhoranca që i kanë marrë të ardhmen qytetarëve shqiptar.

E pranueshme që në gjendje pandemie të shembet tërmeti. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë, nuk lejohen qytetarët që të vijnë në shtëpitë e tyre, Rama po pengon që të ketë masivitet në protestë.  Veliaj, sot mund të duket vetja i fortë, por të jesh i bindur se nësër karriera jote do të marr fund?, tha Këlliçi.

 





Lajmet e fundit nga