web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk u përfshinë në paketën e ndihmës/ “Çmendet” ministrja Denaj: Këngëtarët të punojnë në ndërtim

14 Maj 2020, 15:54, Politikë CNA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte e ftuar sot në emisionin ?ABC-ja e mëngjesit?, ku ka folur për situatën e vështirë ekonomike që po përballet vendi për shkak të pandemisë.

Ajo u shpreh se sektori i ndërtimit ka shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kushdo që do të ndryshojë punën dhe do të ofrohet për të punuar në të mund të përfitojë shumë.

?Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë?, tha Denaj.

Në vijim të kësa deklarate, moderatori Enkel Demi, e pyeti nëse fleksibiliteti në ndërtim vlen edhe për këngëtarët, që po vuajnë më së shumti pasojat e pandemisë.

Ministrja u shpreh se edhe këngëtarët duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim?, shtoi ajo./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga