web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Punojnë me trafikantët dhe marrin rryshfet”/ Lubonja i nxjerr të pa larat Ramës dhe Veliajt

13 Maj 2020, 15:55, Politikë CNA

Analisti Fatos Lubonja ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, teka ka komentuar raportin pessimist të BERZH për rënien ekonomike në Shqipëri.

Lubonja tha se vendi ynë drejtohet nga disa aventurierë dhe ca biznesmenë, që mendojnë vetëm si të ndërtojnë kulla, duke shtuar se Rama dhe Veliaj po kërkojnë të gjejnë rrugëdalje te trafikantët, me propozimin për të legalizuar kanabisin dhe paratë.

?Për fat të keq këto mesazhe më vijnë si ?zë që flet në shkretëtirë?. E them këtë, sepse ndërkohë që ne kemi pësuar dy goditje ekonomike, tërmeti dhe pandemia, kemi ca aventurierë në pushtetë, Rama e Veliaj dhe ca biznesmenë pas tyre, që mendojnë vetëm si të ndërtojnë kulla. Dëgjoj Veliajn që thotë se do të prishë teatrin se na duhet, se nuk kupton që teatri është kultura, që prish shkollën ?Sami Frashëri? për disa biznese, sepse duan të bëjnë biznese dhe pasurimin e tyre. Ndërkohë që zëri që flet në shkretëtirë thotë ?po të ishe familje, do t?i bëje gjithë këto?? Jo, do ta ruash atë shkollën, teatrin, dhe do bësh edhe të tjerë.

Por, këta kanë aventurën e fitimit dhe kjo është ekonomia e tyre, ekonomi e mbyllur përtej interesave të vendit. Është e qartë që do të kemi vështirësi, jetojmë me turizëm. Kërkojnë të gjejnë rrugëdalje te legalizimi i parave të drogës. Vetëm trafikantët mund të jenë, se emigrantët e dimë sa para mund të kenë. Njëkohësisht edhe legalizimi i kanabisit, që është inkurajim i krimit. Kjo është ekonomia e tyre, këta punojnë me trafikantët, marrin paratë e ryshfetit të tyre, ndërtojnë kulla, pasurohen. Përgjegjëshmëria e tyre është minimale?, tha Lubonja./CNA.al





Lajmet e fundit nga